Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin e moduluar për Covid-19 në Tetovë, ku nga shpërthimi i zjarrit pësuan tragjikisht dhe humbën jetën pacientë e personeli mjekësor.
Në këto momente të vështira për vëllezërit tanë në Tetovë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, për të cilët lusim Zotin që t’ju japë durim në përballimin e dhimbjeve për humbjen e më të dashurve të tyre.
Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës me të gjitha institucionet e saj, bashkëndjejmë dhembje dhe mërzi, e në këto momente të vështira jemi pranë familjeve të viktimave.
Zoti i mëshiroftë shpirtrat e atyre që pësuan në këtë tragjedi! Zoti i shëroftë sa më shpejtë të lënduarit, dhe dhashë Zoti që të mos ketë më tepër viktima!
Me dhembshuri,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava