Telegram më në fund është fitimprurës thotë themeluesi Pavel Durov

Kompania lançoi abonimin Premium në 2022 i cili sot ka 12 milionë përdorues me pagesë. Durov gjithashtu tha se aplikacioni do ta mbyllë vitin me 500 milionë dollarë rezervë pa përfshirë asetet në kripto.

Themeluesi i Telegram Pavel Durov tha ditën e hënë se kompania tashmë është fitimprurëse. Durov tha se të ardhurat totale të aplikacionit të komunikimit kaluan 1 miliardë dollarë në 2024.

Kompania lançoi abonimin Premium në 2022 i cili sot ka 12 milionë përdorues me pagesë. Durov gjithashtu tha se aplikacioni do ta mbyllë vitin me 500 milionë dollarë rezervë pa përfshirë asetet në kripto.

CEO i Telegram thotë se kompania ka paguar një sasi të konsiderueshme borxhi këtë Vjeshtë.

“Përgjatë katër viteve të fundit Telegram ka paguar 2 miliardë dollarë borxh,” tha Durov përmes një postimi në rrjetin social X. Në fillim të këtij viti Durov tha për një intervistë për Financial Times se kompania do të bëhej fitimprurëse në 2025 dhe në të ardhmen synon të bëhet një kompani publike.

Telegram numëron më shumë se 950 milionë përdorues aktivë në muaj dhe ka lançuar së fundi shërbime për bizneset, ka shtuar shërbimin e ndarjes së të ardhurave nga reklamimi dhe lejon krijuesit të fitojnë para përmes përmbajtjeve që ndajnë në kanale. Gjithashtu ofron një dyqan mini-aplikacionesh.