Telegram arrin 950 milionë përdorues, synon 1 miliardë deri në fund të vitit

Kompania gjithashtu ka planifikuar lançimin e një dyqani aplikacionesh dhe një shfletuesi të integruar për faqet web3 këtë muaj tha Durov.

Aplikacioni i komunikimit Telegram ka arritur 950 milionë përdorues aktivë në muaj dhe synon të kapërcejë shifrën e 1 miliardë përdoruesve brenda këtij viti tha themeluesi i kompanisë Pavel Durov.

Kompania gjithashtu ka planifikuar lançimin e një dyqani aplikacionesh dhe një shfletuesi të integruar për faqet web3 këtë muaj tha Durov.

Në Mars Telegram raportoi 900 milionë përdorues. Asokohe në një intervistë për Financial Times Durov tha se kompania synon të bëhet fitimprurëse vitin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë Telegram është duke përshpejtuar adoptimin e teknologjisë ueb3 në platformën e saj. Kompania ka ofruar mbështetje për kohësh për kriptomonedhat dhe iniciativat blockchain por përpjekjet e saj në këtë industri janë ngadalësuar që nga dështimi i ICO-së së saj.

Që atëherë kompania është përqendruar tek mbështetja e zhvilluesve për ndërtimin e mini-aplikacioneve dhe lojërave që përdorin kriptomonedhën e saj TON. Këtë vit filloi të ndante të ardhurat nga reklamat me krijuesit e kanaleve duke ju dhënë monedhën TON.