Gjëja e parë që duhet të bëni nëse prekeni nga ndryshimet është të krijoni një kopje rezervë të mesazheve të WhatsApp.
Duke filluar nga data 1 Nëntor WhatsApp nuk do të funksionojë më në smartfonët Android me versionin 4.0.4 Ice Cream Sandwich ose më herët dhe iPhone me iOS 9 ose më herët.
Nëse përdorni një pajisje me sistem operativ më të vjetër ky ndryshim do tu prekë. Gjëja e parë që duhet të bëni nëse prekeni nga ndryshimet është të krijoni një kopje rezervë të mesazheve të WhatsApp.
Më pas duhet të përditësoni pajisjet tuaja Android dhe iPhone në versione më të fundit të sistemit operativ që WhatsApp mbështet.
Për përdoruesit Android duhet të keni të paktën Android 4.1 lançuar në 2012 ose version më të ri. Për ta vënë në perspektivë nëse keni Galaxy S2, atëherë mund të përditësoni deri në Android 4.1.2.
Ngjashëm me përdoruesit e iPhone, WhatsApp funksionon me të paktën iOS 10 lançuar në 2016-ën. iPhone 5 mund të përditësohet në iOS 10.3.4 por iPhone 4S dhe modelet më të vjetra nuk mbështeten më nga WhatsApp sepse nuk marrin dot iOS 10. /PCWorld Albanian