Ballina Arritje Teknologji Telefonët Pixel kanë filluar të pranojnë përditësimin Android 15

Telefonët Pixel kanë filluar të pranojnë përditësimin Android 15

Sistemi operativ debutoi për herë të parë muajin e kaluar përmes Android Open Source Project, por asokohe nuk ishte ende i disponueshëm për telefonët Pixe dhe tabletët – e asnjë pajisjet tjetër madhore Android.

Android 15 ka filluar të dërgohet tek pajisjet Pixel duke sjellë funksionalitetet e reja të privatësisë, sigurisë si dhe përmirësime të tjera për tabletët dhe pajisjet me ekrane me palosje.

Sistemi operativ debutoi për herë të parë muajin e kaluar përmes Android Open Source Project, por asokohe nuk ishte ende i disponueshëm për telefonët Pixe dhe tabletët – e asnjë pajisjet tjetër madhore Android.

Google njoftoi ditën e sotme se më në fund po vjen në telefonët Pixel. Një prej veçorive madhore të Android 15 është opsioni për të krijuar një hapësirë private për aplikacionet që dëshironi ti mbani të fshehura nga njerëzit e tjerë.

Aplikacionet që vendosni në këtë hapësirë nuk do të shfaqen në aplikacionet e fundit, nuk do të tregojnë as njoftime e as të figurojnë në Settings sipas Google. Për tu qasur në këtë hapësirë duhet të ofroni metoda shtesë verifikimi e madje mund ta fshihni ekzistencën e kësaj hapësire thotë Google.

Për tabletët dhe pajisjet me ekran me palosje, Android 15 ju jep mundësi përdoruesve të ngjisin taskbar-in për qasje të shpejtë në aplikacione.

Shumica e pajisjeve Android – jo vetëm Android – do të marrin Theft Detection Lock ku telefoni në mënyrë automatike kyçet nëse identifikon një vjedhje të mundshme. Google ka shtuar edhe një veçori ku përdoruesit mund të kyçin telefonin duke përdorur një telefon tjetër Android, një numër telefoni apo të kryejë një kontroll të thjeshtë sigurie.

Google së fundi ka filluar lançimin e përditësimit të Tetorit i cili përmban Night Sight për Instagram dhe më shumë kontrolle për Audio Magic Eraser.

Exit mobile version