Telefonatë Erdoğan-Putin: “Bashkëpunimi Turqi-Rusi, thelbësor për zgjidhjen e çështjeve rajonale”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, ku ka thënë se bashkëpunimi midis Türkiyes dhe Rusisë ka rëndësi thelbësore për zgjidhjen e çështjeve rajonale, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes, gjatë bisedës telefonike Erdoğan-Putin janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë bisedës, Erdoğan ka theksuar se bashkëpunimi midis Türkiyes dhe Rusisë ka rëndësi thelbësore për zgjidhjen e çështjeve rajonale. Ai ka deklaruar se Türkiye po e ndjek me kujdes procesin për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje për negociatat e paqes, përfshirë edhe mikpritjen e tyre në Türkiye.

Sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes, gjatë bisedës telefonike Erdoğan-Putin janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan ka nënvizuar se hapat e vullnetit të mirë për sigurinë e lundrimit tregtar në Detin e Zi do të ndihmojnë procesin e paqes dhe se Türkiye do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar shndërrimin e Detit të Zi në një zonë konflikti.

Sa i përket Sirisë, Erdoğan ka theksuar se Türkiye e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin me Rusinë për të arritur një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, duke ruajtur tërësinë territoriale të Sirisë. Ai gjithashtu ka deklaruar se është e domosdoshme të kundërshtohen përpjekjet për të nxitur ndasitë etnike dhe sektare në Siri dhe se Türkiye dhe Rusia mund të punojnë së bashku për heqjen e të gjitha sanksioneve kundër Sirisë.

Në këtë kontekst, Erdoğan ka përsëritur se burimet natyrore të Sirisë duhet t’i përkasin qeverisë siriane dhe se Türkiye mbështet integrimin e të ashtuquajturave “Forca Demokratike Siriane” në administratën qendrore. Ai shtoi se eliminimi i plotë i organizatave terroriste nga Siria është i një rëndësie kyç për stabilitetin e vendit.