Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Telefonata misterioze para vrasjes së Kennedy-t: Pas 25 minutash do të ndryshojë...

Telefonata misterioze para vrasjes së Kennedy-t: Pas 25 minutash do të ndryshojë bota

Publikimi i dosjes mbi vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy ka shkaktuar valë në mbarë botën.

Një prej dokumenteve mëinteresantë është ai që paralajmëronte vrasjen e tij.

Sipas Daily Mail, një spiun i dyshuar rus nga Anglia informoi një gazetë britanike se JFK do të vritej.

Ai telefonoi në redaksinë e gazetës “Cambridge News” 25 minuta përpara vrasjes. Ai kërkoi që gazetarët të telefonin ambasadën amerikane në Londër për një lajm të madh.

Ai tha se do dëgjoheshin krisma që do bënin xhiron e botës.

Më pas e mbylli. Dyshohet se telefonata u bë nga Albert Osborne, një agjent i sovjetikëve nga Grimsby i Anglisë.

Ekspertë thonë se Osborne ishte në një autobus me autorin e vrasjes, Lee Harvey Oswald nga Teksasi deri në Meksiko Siti, disa javë përpara vrasjes së presidentit në Dallas.

Dyshimet përforcohen për shkak se telefonata i është bërë redaksisë nga një distancë e shkurtër, që përkon me zonën e Grimsby, ku gjendej Osborne në atë momente.

Shtetet e Bashkuara kanë hapur të enjten dosjen e presidentit të ndjerë, John F. Kennedy. Më shumë se 2800 dokumente janë bërë publike nga Arkiva Kombëtare të enjten në mbrëmje.

Por Presidenti Donald Trump ka mbajtur të paktën 300 dokumente, të cilat do të përpunohen për të mbajtur sekret disa të dhëna.

Në dokumentet e FBI del në pah reagimi i Bashkimit Sovjetik ndaj vrasjes së presidentit amerikan.

Bashkimi Sovjetik druhej se SHBA mund t’i fajësonte ata për këtë vrasje.

“Pa një lider, ndonjë gjeneral i papërgjegjshëm në SHBA mund të nisë ndonjë raketë bërthamore ndaj Bashkimit Sovjetik,” druheshin komunistët.

Sipas sovjetikëve, Lee Harvey Oswald, personi që u akuzua për vrasjen e presidentit, është një maniak neurotik.

Presidenti amerikan u qëllua në kokë kur ishte në një limuzinë të hapur në Dallas më 22 nëntor 1963.

Exit mobile version