Ballina Artikuj Telbija: Duaja e Haxhit dhe e Umres

Telbija: Duaja e Haxhit dhe e Umres

Forma e parë:

Ibn Omeri (r.a) tregon se Telbije e të Dërguarit të Allahut (a.s) ishte:

لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ، إِنَّ الْحَمْدَ، وَالنِّعْمَةَ، لَكَ وَالْمُلْكَ، لاَ شَرِيكَ لَكَ

“Lebejkell llahumme lebejke, lebejke la sherike leke lebejke, innel hamde uen ni’mete leke uel mulke la sherike leke.”[1]

“I përgjigjem thirrjes Tënde o Zot i përgjigjem, i përgjigjem thirrjes Tënde, Ti nuk ke asnjë ortak i përgjigjem thirrjes Tënde, me të vërtetë Ty të takojnë lavdet, mirësitë dhe pushteti, Ti nuk ke asnjë ortak.”

Forma e dytë:

Ibn Omeri në Telbije shtonte fjalët e mëposhtme:

لَبَّيْكَ لَبَّيْكَ , وَسَعْدَيْكَ , وَالْخَيْرُ بِيَدَيْكَ , وَالرَّغْبَاءُ إلَيْكَ وَالْعَمَلُ

“Lebejke lebejke, ue sa’dejke, uel khajru bijedejke, uer ragbau ilejke uel amelu.”[2]

“Të përgjigjem Ty të përgjigjem dhe të përgjigjem. E mira është në duart e Tua. Të gjithë kërkesa, lutjet dhe veprat e mia janë vetëm për Ty.”

[1] – Buhariu (1549).

[2] – Muslimi (1184).

Exit mobile version