Me rastin e 50-vjetorit të pushtimit të Jerusalemit Lindor, mijëra palestinezë të mbledhur në sheshin Rabin në Tel Aviv, kanë zhvilluar një protestë për formimin e shtetit të Palestinës dhe kundër pushtimit izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tubimin e mbajtur me pjesëmarrjen e QJQ-së “Tani Paqe” (Peace Now) dhe të disa organizatave të tjera izraelite dhe pjesëmarrjen e partive politike të majta, u protestua kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe zbatueshmëritë e Izraelit kundër palestinezëve.
Kryetari i Peace Now, Avi Buskila, në një fjalim në protestë tha se “Teksa përpara 50 vitesh për hebrenjtë kemi qenë një shtet demokrat, pas 50 vitesh jemi shndërruar në një shtet që qeveris me detyrim njerëzit e tjerë. Sot kësaj i vendosim një pikë. Sot si qytetarë ngrihemi në këmbë për të mbrojtur shtëpinë tonë për një shtet izraelit demokratik. Ne shpallim luftë për të siguruar të ardhmen tonë në një shtet hebre dhe demokrat.”
Ndërsa edhe kryetari i bllokut të listës së përbashkët arabe në Parlamentin e Izraelit (Knesset), Eymen Avde, në një fjalim të mbajtur në protestë ka lexuar mesazhin përshëndetës dhe të paqes që presidenti i Palestinës kishte dërguar për protestuesit.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Avde duke tërhequr vëmendjen se pushtimi do të përfundojë me 2 elementë themelorë tha se “E para lufta e popullit i cili është i pushtuar, dhe së dyti presioni i opinionit publik ndaj shteti që zbaton pushtimin. Nëse dhjetëra mijëra persona në Tel Aviv dalin në shesh, atëherë kjo është pika e dytë e kësaj balance, pra presioni publik. Edhe ne këtë elementin e dytë preferojmë. Edhe ne duhet të bashkohemi dhe të ofrojmë mbështetje për këtë. Në këtë mënyrë brenda Izraelit dalim kundër Netanyahut, i japim fund pushtimit dhe kjo bëhet shkak për formimin e shtetit të Palestinës”.
Protesta ka përfunduar me një koncert pas fjalimeve dhe sloganeve me përmbajtjeje paqësore.