Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Teksas, kishat mbyllin dyert, por xhamitë i hapin ato!

Teksas, kishat mbyllin dyert, por xhamitë i hapin ato!

Një kishë e madhe në Hjuston ka mbyllur dyert e saj pas uraganit Harvey, i cili shkaktoi përmbytje katastrofike dhe detyroi mijëra vetë të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan The Independent sot.

Në një njoftim në Facebook, pastori i kishës Lakewood Joel Osteen tha se kishte mbyllur kishën për shkak të stuhisë dhe kërkoi prej njerëzve që të luten për ata që janë të prekur.

“Kisha e Lakewood është e paarritshme për shkak të përmbytjeve të mëdha! Ne duam që të sigurohemi se jeni të sigurt”, thuhet në postim.

Postimi përfshinte një listë të burimeve për të prekurit nga stuhia, duke përfshirë edhe adresat për strehimore të përkohshme.

Por disa prej tyre reaguan në mënyrë skeptike në postimin e Facebook-ut, duke pyetur pse një nga kishat më të mëdha në SHBA, duke përfshirë një arenë prej 16,000 vendesh, nuk ishte në gjendje t’i pranonte viktimat e Harvey-t?!

Të tjerët kritikuan televangelistin Osteen për moshapjen e kishës së tij 10-milionë dollarëshe në zonën e përfshirë përreth lumit Oaks, për ata që kërkonin strehim dëshpërimisht.

“Turp për Joel Osteen”, shkroi një person në Twitter. “Jezusi do të hapte dyert dhe do të kujdesej për nevojtarët”.

Osteen iu përgjigj kritikës në një deklaratë të cituar nga ABC dhe Atlanta Journal-Constitution.

“Ne kurrë nuk i kemi mbyllur dyert tona. Ne do të vazhdojmë të jemi një qendër shpërndarjeje për ata në nevojë. Ne jemi të gatshëm për të strehuar njerëz kur strehimoret të arrijnë kapacitetin. Lakewood do të jetë një vlerë për komunitetin pas kësaj stuhie”.

Të tjerë theksuan se xhamitë në rajon janë ende të hapura dhe po ofrojnë strehim për njerëzit, duke përfshirë edhe 21 qendrat islame të Hjustonit, transmeton Almakos.

“Në qoftë se keni shkuar në kishën e @JoelOsteen për strehim dhe e keni gjetë atë të mbyllur, mos u shqetësoni, të 21 xhamitë e shoqatave islame në Hjuston janë të hapura,” llogaria @altNOAA ka postuar në Twitter.

Më shumë se 3,000 njerëz janë shpëtuar në Hjuston dhe në zonën përreth, që nga koha e goditjes së stuhisë, ku shumë njerëz ende po presin që të evakuohen.

Exit mobile version