Arkeologët kanë zbuluar mijëra ndërtesa të lashta e të panjohura dhe piramida, thellë në xhunglën e Meksikës. Mbi 6600 ndërtesa të lidhura me qytetërimin Maja janë gjetur në Campeche, në gadishullin Yucatan.
Ekspertët kanë analizuar skanimet e hapësirës tokësore që bëhen nga sipër duke përdorur lazer.
Maya ishte një nga qytetërimet më dominuese në Amerikën Qendrore dhe ndërtoi qytete me ndërtesa ceremoniale dhe piramida të mëdha guri në vendet që sot i njohim si Meksikë, Honduras, Guatemala dhe El Salvador.
Piramidat në Calakmul u gjetën nga arkeologët e Tulane University në Nju Orlins.
“Për shumë kohë, mostra jonë e qytetërimit Maya ishin disa qindra kilometra katrorë… nga arkeologë që zbuluan me durim çdo metër katror, duke çarë mes bimëve me sëpata”, tha Luke Auld-Thomas.
Por në vend të dërgimit të ekipeve në terren, arkeologët analizuan të dhënat ekzistuese në një hapësirë prej 47 miljesh katrorë.
Në peizazh ata gjetën anomali duke zbuluar piramida, shtëpi dhe ndërtesa të tjera. Në rezultatet e pulikuara në Antiquity tregohet një dendësi e madhe dhe e larmishme e ndërtesave Maja të shtrira në të gjithë rajonin.
Në të përfshihet edhe një qytet i tërë që ekipi e quajti Valeriana, sipas një lagune.
“Nuk gjetëm thjesht zona rurale dhe ndërtesa të vogla. Gjetëm një qytet të madh me piramida pranë autostradës së vetme të zonës, pranë një qyteti ku prej vitesh njerëzit kanë mbjellë përgjatë gërmadhave. Qeveria s’e ka ditur kurrë, as shkencëtarët vendas”, tha Auld-Thomas duke parashikuar se “ka edhe më shumë për të zbuluar”.
Vitin e shkuar, një ekip meksikan zbuloi një qytet të lashtë Maja në të njëjtin rajon që datonte 1000 vjet pas erës sonë. Por ndryshe nga shkencëtarët amerikanë, grupi eksploroi 60 km rrugë përmes bimëve të dendura.
Qytetërimi Maja arriti kulmin në vitet 300-900 pas Krishtit dhe thuhet se pasardhësit e tyre jetojnë ende aty./