Ballina Arritje Teknologji Teknologjia e rrëzikshme për fëmijët

Teknologjia e rrëzikshme për fëmijët

Pajisjet teknologjike nuk janë efikase për fëmijët pasi gjatë përdorimit të tyre ata marrin informacione të papërshtatshme.

Sot, më shumë se kurrë ne jemi afër teknologjisë, dobishmërive dhe problematikave që ajo shkakton.

Parë në aspektin e problematikave, fëmijët janë elementi kyç më i diskutuar në botë, kjo pasi përdorimi i teknologjisë është shumë negativ për zhvillimin e tyre.

Nëse më parë prindërit si pretekst për t’i vënë fëmijët e tyre në gjumë zgjidhnin përrallat, sot përdorin smartphonët.

Sidoqoftë ekspertët  këshillojnë të mos i lini këto aplikacione t’i bëjnë të gjitha.

Dr. David Van Pelt thotë: “Prindërit në ditët e sotme janë shumë të prirur drejt teknologjisë, por problemi qëndron në faktin se ata duhet ta përdorin atë në një mënyrë efikase, duke mos ua lënë fëmijëve të tyre t’i përdorin smartphonët pa pasur moshën e duhur.”

Ai thotë se edhe kontakti fizik me smartphonët luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e fëmijëve.

“Prekja e ekranit të telefonit apo çdo lloj pajisjeje teknologjike prodhon reaksione kimike në tru, reaksione të cilat ndikojnë negativisht për formimin e fëmijëve”, thotë Dr. Pelt.

Ai shton gjithashtu se këto pajisje teknologjike nuk janë efikase për moshën e tyre pasi gjatë përdorimit të smartphonëve fëmijët marrin informacione të papërshtatshme.

E gjitha kjo vlen në veçanti për prindërit të cilët me autorizimin e tyre po fusin fëmijët në një botë të rrezikshme virtuale./Mesazhi/

 

Exit mobile version