Ballina Arritje Teknologji Teknologjia e Intel që rrit performancën gaming nuk do të vijë për...

Teknologjia e Intel që rrit performancën gaming nuk do të vijë për gjeneratat e kaluara të procesorëve

Për fatin e keq kjo teknologji nuk do të vijë te asnjë procesor i gjeneratës së kaluar. Intel tha se pavarësisht se gjenerata e 14-të ndan shumë ngjashme me procesorët e gjeneratës së 12-të dhe 13-të, teknologjia APO nuk do të jetë e disponueshme për këta të fundit.

Një prej veçorive më emocionuese të gjeneratës së 14-të të procesorëve Intel me emrin e koduar “Raptor Lake Refresh” është Aplication Performance Optimization ose APO.

Është një teknologji optimizimi për thread-et e cila rrit performancën gaming në mënyrë dramatike e në disa raste deri në 15 përqind më shumë.

Për fatin e keq kjo teknologji nuk do të vijë te asnjë procesor i gjeneratës së kaluar. Intel tha se pavarësisht se gjenerata e 14-të ndan shumë ngjashme me procesorët e gjeneratës së 12-të dhe 13-të, teknologjia APO nuk do të jetë e disponueshme për këta të fundit.

Lajmi vjen nga kanali në YouTube Hardware Unboxed, të cilët hynë në detaje të APO përmes një videoje në YouTube. Ata arritën të komunikonin me Intel për të kuptuar nëse ekziston një pengesë teknike që nuk lejon implementimin e APO dhe përgjigja e Intel ishte e thjeshtë: “Intel nuk ka në plan të mbështet produkte të gjeneratave të kaluara me Application Optimization.”

Përbërësi sekret i APO-ve është shpërndarja më efikase e ngarkesës në bërthama të ndryshme të procesorit në mënyrë që bërthamat P të përqendrohen tek loja aktive ndërsa bërthamat E të menaxhojnë çdo gjë tjetër në sfond.

Rritjet e performancës prej APO-së janë impresionuese nga 15 deri në 20 përqind. Duhet theksuar se APO aktualisht ofrohet vetëm për procesorin në krye të linjës Core i9-14900K. Edhe në këtë rast APO funksionon vetëm me disa prej pllakave amë të segmentit të lartë.

Së fundi javën vetëm dy lojëra që përfitojnë nga APO momentalisht, Metro Exodus dhe Raibow Six Siege.

Exit mobile version