Në një kohë kur njerëzit janë në kërkim për stërvitj efektive, me intensitet të lartë të trajnimit teknika Tabata është e përsosur.
Kjo metodë është ide e Dr. Izumi Tabata, një shkencëtar japonez në Institutin Kombëtar të Fitnesit dhe Sporteve në Tokio.
Metoda Tabata mund të shpjegohet krejtë thjeshtë dhe është e vetmja teknikë që shkrinë kaloritë për minuta.
Kërkohet vetëm një ushtrim, edhe pse mund të zgjidhni të kombinoni stërvitjet.
Ju kryeni edhe stërvitje edhe aerobi përnjëherë.
Metoda integron më shumë intensitet sesa kardio tradicionale.
Metoda synon më shumë grupe muskujsh sesa kardio tradicionale.
Një stërvitje zgjat katër minuta.
Ideja themelore prapa një stërvitje 4-minutëshe Tabata është:
– Zgjidhni çdo ushtrim (ose kombinoni stërvitjet)
– Çdo ushtrim duhet të zgjatë për 20 sekonda
– Përserieni 8 herë
Deisa ju mësoheni me këtë teknikë të re ushtrimi, ju mund të zgjatni minutat tuaj në stërvitje.
Ja disa këshilla për fillestarë:
1.Zgjidhni një ushtrim me të cilin jeni të kënaqur dhe që e keni bërë edhe më parë
2. Mbani një matës kohe
3. Kjo stërvitje është e vështirë – sidomos në minutin e 4-të. Trupi juaj do të jetë “ulëris” që ju të ndaleni (motivojeni vetën).