Ballina Autorë Opinione Tek rasti i Gazës jam dorëzuar…

Tek rasti i Gazës jam dorëzuar…

Prof. Mustafë Bajrami

Kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të jam dorëzuar 100% para ndonjë pune, vështirësie apo sfide. Vetëm nëse qëllimshëm kaq hjek dorë prej saj. Por tek rasti i Gazës jam dorëzuar. Nuk kam fuqi më të përcjelli ngjarjet atje e as të shoh imazhet që vijnë nga atje. Nuk kam fuqi të lexoj më çka po shkruhet për atë popull të mjerë. Mbase, jo popull i mjerë! Por heroik dhe i paparë në histori. Që nga Ademi a.s. Një gjë duhet ta dini, miq të dashur: Kurrë dhe asnjëherë deri më tani nuk ka ndodhur që të vritet një popull i tërë në mënyrat më mizore e bota të shikojë si të ishte dramë në teatër. Sërish e përsëris atë që e kam thënë edhe më parë: Historia do të detyrohet të gjejë fjalë të reja për ta përshrkuar atë që po ndodh atje. Historia është përmbysur nga ngjarjet e kobshme që po ndodhin atje. Termet e përdora deri më sot nuk do të mjaftojnë. Janë të paafta ta përshkruajnë gjithë atë që po ndodhë në Gaza…!
Mustafë Bajrami

Exit mobile version