Nuk po them që është koha për t’u vetëdijësuar në këto momente kur po përballemi me ngjarje tronditëse në shoqërin tonë posaqërisht me aktet e vetëvrasjeve dhe dhunës nga të rinjtë, por e vërteta është se jemi vonuar në këtë proces, ngase çdo herë kur ballafaqohemi me pasoja të dhimbshme, tronditëse për shoqërinë dhe familjen, ne reagojmë, por edhe atëher reagimi është më tepër emocional se racional dhe jo i bazuar në fakte, hulumtime.
Jemi vonuar, nga se si shoqëri jemi neglizhent për ti detektuar simptomet që flasin për sémundjet shoqërore dhe si të tillë ne vajtojmë në momentet kur na humbin më të shtrenjtit.
Por a thua çka mund të presim prej një shoqërie ku dominon një politikë e sëmurë e cila né vend se té miret me zgjidhjen e problemeve të reja ajo gërmon në të kaluarën për të nxjerur probleme të vjetra.
Çka mund të presim prej një shoqërie të sëmurë e cila është e prirrë të harxhon qindra orë duke folur dhe debatuar për probleme të shumta, por nuk është e gatshme ti kalon edhe disa minuta për t’u marë me zgjidhjen e tyre!
Çka mund të pritet aty ku rinisë në vend të edukatés i ofrohet degjenerim, çka mund të pritet në ato mese familjare në të cilat prioritet dhe breng është fraza “gjith ditën punoj gjith natën mendoj kur ta baj sunetimin, dasmën, pushimin apo ahenjgje tjera si do të kaloj” kurse përkujdesja për problemet, emocionet dhe shqetésimet e té rinjëve fare si preokupon, çka mund të pritet aty ku brezave të rinjë në vend se tu ofrojmë arsim cilësorë ne u ofrojmë një mashtrim?
Çka mund të pritet aty ku rinia bombardohet prej masmediave të cilat e stimulojnë në dhunë, agresivitet, amoralitet dhe krim.
Çka mund të pritet aty ku rinisë i ofrohet ushqim dhe pije të pakontrolluara të cilat démtojnë shëndetin e tij fizik dhe atë mental, e bejnë atë që shpesh herë të fluturon pa krah po pa ditur se ku do të përplaset dhe do të pësonë.
Për të gjitha këto dukuri më së pakti ka përgjegjësi rinia dhe më së shumti shoqëria me gjitha institucionet e veta dhe elitat intelektuale, fetare etj.
Është koha të zëmi ndoshta trenin e fundit për të shpëtuar nga tmerri që mund të na kaploj.
Hoxhë Rufat Sherifi