HALEP (AA) – Çdo moment vazhdon të jetë një dramë më vete në lindje të Halepit, vend i cili ndodhet nën rrethimin e Asadit dhe grupeve terroriste që ndihmojnë ato, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivisti Mahmud Rashvani, i cili ndodhet në lindje të Halepit, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale tregoi edhe njëherë kushtet e vështira të jetës atje, faktin se çdo moment dhjetëra njerëz vriten si dhe kushtet e vështira ku një fëmijë i thotë “përshëndetje” kësaj bote.
Spitalet në këtë rajon janë të mbyllura për shkak të sulmeve të regjimit dhe momentalisht nuk ka asnjë të tillë.
Mahmud Rashvani thuhet se këtë video e ka regjistruar më 12 dhjetor. Në të tregohet një spital i cili është boshatisur për shkak të sulmeve dhe një operacion lindjeje i cili bëhet me mjete rrethanore.
Rashvani në videon e publikuar thotë: “Momentalisht Halepi ndodhet nën rrethim. Neve na erdhi një grua e cila duhet të bënte lindje përmes operacionit. Për shkak se nuk arritëm ta nxjerrim nga rrethimi shokët tanë mjekë me ndihmën e një mamie kryen këtë operacion me mjetet rrethanore që na kanë mbetur këtu. Operacioni përfundoi, por fëmija lindi me probleme. Fëmija dhe nëna duhet të evakuohen për tu mjekuar, por nuk mund të bëjmë dot asnjë gjë për të dy.”