Dëshira për të mbetur i paharrueshëm është ndienjë e fiksuar në shpirtin njerëzor. Që nga lashtësia, gjejmë që edhe njerëzit më primitivë bënë përpjekje që të gravojnë nëpër shpella apo gurë, figurat dhe portretet e tyre, mitologjitë e bestytënitë e tyre, e më vonë, pas mësimit të shkrim-leximit, ata shkruajtën emrat e tyre, aty ku menduan se nuk do të shlyheshin asnjëherë. Ata e ditën dhe qenë të bindur që do të ikin, por dëshiruan një gjë: përjetësimin e emrave të tyre në memorialet e njerëzimit. Emrat e tyre, nëse interesohemi edhe mund t’i gjejmë, duhet hulumtuar atje, diku nëpër shpellat e lashta, apo nëpër thepinat e mprehta të kodrave të larta. I gjen kudo, por jo edhe në faqet e historisë.
Ngjashëm me ta, dhe nisur nga i njejti fiksim njerëzor, por pak më vonë, i gjejmë edhe faraonët, të cilët i ndërtuan piramidat dhe u skulpturuan portretet e tyre, vetëm që të përjetësohen emrat e tyre në histori. Edhe diktatorët me mendësi faraonike e bënë afërsisht të njejtën gjë. Por, ka dallim të madh kur historia shkruan emrin e dikujt pa dekret të tij, nga rasti kur e shkruan emrin e dikujt dhe ngre shtatore nën urdhër dhe kërcënim. Neve na mbetet që të mos mahnitemi me madhështinë e shtatoreve e përmendoreve të tyre, por me kujdes duhet përpiqemi që në raport me ta, të funksionalizojmë një citat hyjnor nga Kurani Fisnik, sikur kyNgjashëm me ta, dhe nisur nga i njejti fiksim njerëzor, por pak më vonë, i gjejmë edhe faraonët, të cilët i ndërtuan piramidat dhe u skulpturuan portretet e tyre, vetëm që të përjetësohen emrat e tyre në histori. Edhe diktatorët me mendësi faraonike e bënë afërsisht të njejtën gjë. Por, ka dallim të madh kur historia shkruan emrin e dikujt pa dekret të tij, nga rasti kur e shkruan emrin e dikujt dhe ngre shtatore nën urdhër dhe kërcënim. Neve na mbetet që të mos mahnitemi me madhështinë e shtatoreve e përmendoreve të tyre, por me kujdes duhet përpiqemi që në raport me ta, të funksionalizojmë një citat hyjnor nga Kurani Fisnik, sikur ky:” Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kriminelëve!”. En Neml, 69. Të udhëtojmë e të shohim gjurmët e veprimeve të tyre, të cilat na flasin më shumë se shtatoret e edhe më shumë se sa histroianët që u kujdesën që ta qëndisin historinë e tyre. Tek e fundit, në një farë mënyrë, edhe historiani e ka në dorë këtë çështjen, nëse do ose jo të bëjë vend në histori për ndonjë figurë meritore, apo për një tjetër të porositur. Nuk e di se për cilat u shkrua më shumë. Kam frikë se për të dytat!. C.D. Scott në formë tejet të drejtëpërdrejtë thoshte:” Të vërtetat mund të flasin vetëm atëherë kur historiani e kërkon prej tyre që ato të flasin, pra është ai që e përcakton se cilat lloj të vërtetash kanë të drejtë të flasin dhe kur ato duhet të flasin”. Po kush ia dha këtë të drejtë një historiani, që t’i lë të flasin e t’i shënojë emrat e vetëm atyre që ai dëshiron, e t’i heshtë e t’i përmbysë emrat e atyre të tjerëve!?. S’do mend se edhe emrin e të tillit do e shafit historia. Ai do të konsiderohet si mashtrues dhe tradhëtar i misionit të historianit.
Shkurtësia relative e jetës në këtë botë nuk i ka penguar kurrë njerëzit e mëdhenjë e me aspirata të larta që të lëjnë gjurmë të pashlyeshme në historinë njerëzore. Ata kohën e tyre asnjëherë nuk e kanë llogaritur me tak-tuket e orës, e as me ndërrimin e stinëve a të motmoteve. Koha e tyre gjithnjë është matur me madhështinë e veprave e ideve që ata arritën t’i lënë pas vetës për të mirën e njerëzimit. Ata nuk e shkruajtën historinë, por ata e bënë atë. Ata ishin fare të pakujdesshëm për atë që do të shkruaj historia për ta, as nuk porositën askë me këtë mission, veçse historia pastaj, nuk qëndroi indeferente dhe nuk tregoi pakujdesi për ta. Ajo u mahnit me emrat e tyre, ngushtoi rreshtat e saj, lëshoi penën në letër, dhe bëri vend edhe për ta. Emrat e tyre janë të pakapërcyeshëm, andaj si të tillë provokojnë mendjet e kthjellëta dhe zgjojnë kureshtjen, madje edhe të dikujt që mund të ketë urrejtje patetike për ta. Pa, shih historinë e profetëve, e në veçanti atë të profetit Muhamed a.s. Me qindra, e ndoshta me mijëra nga ata që e urrejtën, ndanë kohë për të shkruar detaje nga jeta e tij fisnike. A s’është mahnitëse kjo?!. Ata nuk arritën që ta kursejnë e as të kontrollojnë urrejtjen kundër tij, por s’duruan pa shkruar me mijëra fletë të historisë për të!. E njëri prej tyre qëlloi të jetë tejet objektiv. Ai ishte historiani amerikan, Michael H. Hart. Ai iu nënshtrua gjuhës së fakteve, e jo asaj të tendencës, mërisë e urrejtjes patologjike, siç bënë shumë të tjerë, por në librin e tij të famshëm “ . Ai iu nënshtrua gjuhës së fakteve, e jo asaj të tendencës, mërisë e urrejtjes patologjike, siç bënë shumë të tjerë, por në librin e tij të famshëm “ Njëqind personalitete me më ndikim në histori”, listoi emrin e Muhamedit a.s. krejt të parin. Ata që e njohën Pejgamberin Muhamed, nuk u habitën me pozitën e parë të tij, por u mahnitën me objektivizmin e rrallë të një njeriu që nuk i besoi fare mesazhit të tij. Megjithatë historia s’ka harruar as të tjerët, që nuk ishin profetë. Heronjët, dijetarët, flijuesit e jetës e pasurisë, poetët, zbuluesit dhe projektuesit e ardhmërisë së tyre. Që të gjithë bënë vend të pakërkuar prej tyre në faqet e historisë.
Por, ç’është me ketë histori dhe çfarë i intereson më tepër asaj.
“Histori… është e kaluara, është gjithë ajo që ka ndodhur para se t’i shkruajë edhe unë këto fjalë. Madje histori është edhe ajo që ndodhë para se, ti lexues i nderuar t’i lexosh këto fjalë. Edhe ky, libri im tashmë u bë pjesë nga e kaluara, pjesë e historisë…” , do të thoshte njëri prej ideologëve e historianëve më të spikatur islam, Dr. Ahmed Kanaan. “Madje historia në përceptimin kuranor, nuk është thjesht rrëfime që tregohen për relaks, apo për të kaluar kohën, e ajo as nuk është thjesht një regjistrim i ngjarjeve e ndodhive, por është një “shuajtë edukative” mjaftë kalorike që ne e konsumojmë për të marrë prej saj mësime, leksione dhe këshilla me vlerë”, shtonte ai. Në formë të mprehtë dhe krejt sheshazi, ai deshti të na e përçoi mesazhin që e sotshmja, papritmas bëhet e kaluar, dhe si e tillë mbetet befas në analet e historisë. E, emrat e pavdekshëm të historisë, ne i lexojmë sikur të na ishin një ushqim me shije e kalori, me të cilin krijojmë vizion të qartë edhe për të ardhmen tonë. Historia, pra, është shkenca që na e rrëfen të kaluarën, por ajo është këmbëngulëse që të mos na i ngarkojë kurrë memoriet tona me emrat e atyre njerëzve “të rëndomtë”, inferiorë, e të pavërejtshëm që u kujdesën vetëm për vetvetën e tyre dhe që qëndruan indiferentë përballë sfidave dhe ngjarjeve të kohës së tyre.
E duhet vënë theksin edhe për një element se “lapsat e paguar e të porositur”, jo rrallë herë e bënë prezantimin e shumë prej heronjve tanë si tradhëtarë, por edhe anasjelltas. Bartësit e këtyre lapsave mbushën strajcën e tyre, morrën qindarkat e premtuara dhe ikën, por ndaj nesh bënë një krim të pafalshëm. Na e deformuan e shpërfytyruan imazhin e të kaluarës sonë, dhe në bënë robër të gënjeshtrave të tyre për disa shekuj. Kjo nuk u falet kurrë.
Ne e dijmë, pavarësisht se çfarë thuhet nga manipuluesit e të vërtetave, se ata që ecën në tokë dhe nuk lanë gjurmë me fjalët, veprat apo idetë e tyre, furtunat e historisë nuk vërejnë fare gjurmët e tyre, dhe janë fare të pamëshirshme me emrat e tyre. Duhet bërë diç për të tjerët që historia të bëjë vend diku për ty. E sipas konceptit të sinqeritetit e të vetëmohimit fetar islam, duhet bërë gjithçka për të tjerët, e asgjë për namin a historinë, nëse do që të të kujtojë ty historia përgjithmonë. Vetëm kështu , dhe vetëm me këtë çiltërsi vetëmohuese ndaj egos, dijetarët besimdrejtë arritën që të bëhen të paharrueshëm për gjithë brezat e historisë. Njëri nga brezat e hershëm thuri një poezi për pavdeksinë e dijetarëve, ku në strofat e saj tha:
“Fitoje diturinë, n’daç të mbetesh i gjallë me të përgjithmonë
Se njerëzit janë të vdekur, por dijetarët përjetë mbesin të gjallë “.
Ç’jetë është vallë kjo jetë, o Zot! Jetë përtej jetës. Jetë që edhe nëse njerëzit i harrojnë emrat e të tillëve, Zoti ynë, për hir të Të Cilit ata vepruan e jetuan, nuk i harron ata kurrë!.
Prof. Driton Arifi