Një video e disa prej studentëve të rrëmbyer nga një kolegj në veriperëndim të Nigerisë u shfaq të shtunën, duke i treguar ata të përkulur përtokë ndërsa rrëmbyesit e armatosur i goditnin ata me shkopinj.
Tridhjetë e nëntë studentë janë zhdukur pasi banditë të armatosur sulmuan një kolegj në shtetin Kaduna gjatë natës të enjten, rrëmbimi i katërt shkollor në Nigerinë veriore që nga dhjetori.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan përmbi njëzet student që lypnin ndihmë në anglisht dhe gjuhën Hausa. Njëri thotë se rrëmbyesit duan një shpërblim prej 500 milion naira (1.31 milion dollarë).
“Nëse dikush vjen për t’i shpëtuar ata pa të hollat neve do të na vrasin,” thotë një student në video gjersa një burrë me armë qëndron pas tij. /Mesazhi.com