Një person mbeti i plagosur rëndë pasi një agresor i armatosur hapi zjarr në parkingun e një supermarketi në qytetin gjerman të Bremenit.
Zyrtarët thanë se i dyshuari është aktualisht në arrati, dhe ngritën alarmin e rrezikut.
“Sfondi i kësaj ngjarjeje nuk është i qartë,” tha policia.
Dëshmitarët përshkruan se kishin parë dy burra që po ziheshin në supermarketin REWE në rrethin verior, para se të dëgjonin të shtëna armësh të njëpanjëshme. Motivi për sulmin është momentalisht i paqartë. /MESAZHI/