Disa persona jane plagosur, ne mesin e te cileve nje police e cila eshte ne gjendje kritike, si pasoje e te shtenave qe ndodhen ne nje metro ne Mynih te Gjermanise.
Te shtenat ndodhen ne metrone “Munich Unterfoehring” ne verindje te qytetit, ka konfirmuar policia.
Nje shtetas gjerman eshte arrestuar lidhur me sulmin. Policia ka hedhur poshte mundesine qe sulmi te kete qene terrorist. /MESAZHI/