Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të shtëna në Francë, 2 të plagosur në gjendje të rëndë

Të shtëna në Francë, 2 të plagosur në gjendje të rëndë

Francë

Dy persona janë në gjendje kritike, pasi një burrë hapi zjarr pranë një supermarketi në një qytet në perëndim të Parisit.

Oficerët e policisë kanë rrethuar banesën ku i dyshuari është strehuar, e që raportohet të jetë në qytetin Port-Marly.

Sulmuesi i cili besohet të jetë në mes të gjashtëdhjetave, thuhet se hapi zjarr në drejtim të një 57-vjeçari, dhe se për ta sulmuar përdori një armë gjahu, dhe më pas pati në shënjestër një burrë 73-vjeçar para se të largohej nga vendi.

Personi është i njohur për policinë, pasi edhe më parë kishte shfaqur sjellje të dhunshme, raporton TV BMF. /MESAZHI/

 

Exit mobile version