Francë
Dy persona janë në gjendje kritike, pasi një burrë hapi zjarr pranë një supermarketi në një qytet në perëndim të Parisit.
Oficerët e policisë kanë rrethuar banesën ku i dyshuari është strehuar, e që raportohet të jetë në qytetin Port-Marly.
Sulmuesi i cili besohet të jetë në mes të gjashtëdhjetave, thuhet se hapi zjarr në drejtim të një 57-vjeçari, dhe se për ta sulmuar përdori një armë gjahu, dhe më pas pati në shënjestër një burrë 73-vjeçar para se të largohej nga vendi.
Personi është i njohur për policinë, pasi edhe më parë kishte shfaqur sjellje të dhunshme, raporton TV BMF. /MESAZHI/