Të shtëna më armë në lagjen Dardania, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Dardania të Prishtinës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta identifikuar të dyshuarin.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Borovci.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor

“Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ai .