Të shtëna me armë u dëgjuan rreth orës 4 të mëngjesit pranë pallatit presidencial në kryeqytetin Niamey të Nigerit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të shtënat zgjatën rreth një orë dhe qetësia u kthye rreth orës 5 të mëngjesit, me përjashtim të disa të shtënave me ndërprerje.
Derisa autoritetet e Nigerit nuk e komentuan menjëherë incidentin, mediat lokale dhe ndërkombëtare raportuan një përpjekje për grusht shteti, të cilin AA nuk mund ta konfirmojë në këtë kohë.
Incidenti vjen vetëm disa ditë para përurimit të presidentit të sapozgjedhur, Mohamed Bazoum, i planifikuar për të premten.
Fitorja e Bazoum-it u kontestua nga rivali i tij Mahamane Ousmane pas raundit të dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 21 shkurt.
Ousmane ka bërë thirrje për demonstrata duke filluar dje për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve. /aa