Të paktën katër persona dyshohet të jenë vrarë nga të shtënat me armë në një klub nate në Kankun të Meksikës.
Të shtënat u raportuan në klubin Blue Parrot. Jackmaster, një DJ skocez njoftoi përmes një postimi në Twitter se një person ka hyrë në klub dhe hapi zjarr, duke vrarë katër apo pesë njerëz, dhe ka plagosur shumë të tjerë.
Ende nuk dihen motivet e sulmit, dhe nuk njoftohen të dhëna shtesë nga policia