Të shtëna masive në Kaliforni, të paktën pesë të vrarë

Të paktën pesë persona kanë të vdekur pas të shtënave masive që tronditën Qarkun Tehama të Kalifornisë Veriore, në një shkollë.

Policia ka arritur ta vrasë sulmuesin, i cili ishte duke i gjuajtur viktimat në mënyrë të rastësishme dhe pa i përzgjedhur.

Në një deklaratë të shkurtër në uebsajtin e shkollës, njoftohet për një “gjuajtës aktiv”  në Rancho Tehama Elementary.

Disa nxënës u transportuan në spitale me helikopterë dhe të tjerë u shpërngulën në vende të sigurta, thhet në një raport të policisë. /MESAZHI/