Të shtëna masive në fushën e bejsbollit ku kishte politikanë amerikanë

Kongresmeni i lartë në radhët e republikanëve, Steve Scalise është në mesin e të paktën pesë personave të cilët u plagosën sot në një fushë bejsbolli në Virxhinan veriore.

Kongresmeni Mo Brooks, i cili ishte në vendngjarje, i tha CNN-it se revoleja u ishte drejtuar nga një mashkull i bardhë i moshës së mesme.

Brooks tha se dëgjoi 10 deri 20 të shtëna nga ajo revole. Gjendja është përshkallëzuar, por aktualisht asgjë më shumë nuk dihet. /MESAZHI/