Në afërsi të Parlamentit të Britanisë së Madhe janë dëgjuar të shtëna armësh nga person ose persona ende të paidentifikuar dhe brenda parlamentit është plagosur një polic, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë britanike, thuhet se në afërsi të Parlamentit të Britanisë janë dëgjuar të shtëna armësh nga person ose persona ende të paidentifikuar.
Dëshmitarët okularë theksojnë se në një rajon në afërsi të parlamentit qytetarët janë qëlluar me armë.
Ndërkohë sulmi i njëkohshëm është bërë brenda Parlamentit të Britanisë, njoftohet se një sulmues ka goditur me thikë një polic brenda parlamentit.
Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve, David Lidington, konfirmoi se një polic brenda parlamentit është qëlluar me thikë. Theksohet se në rajon ka të paktën dy të plagosur.
Rajoni tërësisht është rrethuar nga policia, ndërsa ura Westminister dhe stacioni i metrosë është mbyllur.
Gjithashtu gjatë ngjarjes gazetarët e AA-së të cilët ishin duke ndjekur seancat në parlament, theksuan se nuk i është lejuar askujt që të dalë jashtë nga parlamenti.