Në vend që t’ju blini përditë fëmijëve akullore të pakontrolluara, bëjini në shtëpi.
Akulloret e gatshme janë një nga burimet më të mëdha të kalorive të tepërta pa asnjë përbërës të ushqyeshëm për shkak të ngjyruesve dhe aromave artificiale me të cilat përgatiten. Ky variant me kos është nga më të shëndetshmit.
Përbërësit për 6 persona: 150 ml kos i ftohur mirë, 350 g luleshtrydhe të grira, 4 lugë gjelle sheqer, 1 pako sheqer vanilje, 2 degë mente të freskët dhe 6 kaushë akulloreje
Përgatitja: Kosin, luleshtrydhet direkt nga ngrirja, sheqerin dhe paketën e sheqer vaniljes i përziejmë të gjitha në mikser. Gjethet e mentes i grijmë hollë dhe i përziejmë me sheqer. Purenë e kosit me luleshtrydhe e hedhim direkt nëpër kaushë dhe i zbukurojmë gjethet e sheqerosura.
Përgatiti Alma Verushi, Fotografia Armand Habazaj