Të rinjtë të rrezikuar nga webfaqet e pacenzuruara

Qendra Për Këshillim dhe Çështje Sociale ka bërë paraqitjen e hulumtimit “Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë (2016)”.

Në këtë hulumtim tregohet se të rinjtë kanë qasje në faqet pornografike dhe kjo bëhet në mënyrë të pacenzuruar, gjë që ndikon në ndërtimin intelektual të gjeneratës së re.

Gyltene Dërguti nga kjo qendër tha se websajdet të pacenzuruara ua mundësojnë qasjen të rinjve edhe në ato faqe ku përmbajtja mund të jetë e dëmshme për ta.

Ajo bëri të ditur se websajtet me përmbajtje pornografike nëpërmjet internetit brenda një viti përfitojnë rreth 100 miliardë dollarë në vit dhe pjesëmarrja apo vizitorët në këto faqe është 28 mijë e 258 vizitorë në sekondë, raporton Ekonomia Online.

“Këto pamje po i mundëson fëmijëve të qasen lirshëm si në pamjet me përmbajtje agresive, përmbajtje pornografike, frikësuese të cilat kanë një ndikim tejet negativ në zhvillimin e fëmijëve”, ka pohuar ajo.

Samire Prebreza-Peci, ka thënë se 42 për qind e të anketuarve i përdorin rrjetet sociale për t’i lexuar opinionet e njerëzve të tjerë, ndërsa 42 për qind të tjerë i përdorin për të shpërndarë foto ose video.

Gëzim Qerimi, ligjërues në fakultetin e gazetarisë u shpreh se e gjthë kjo dukuri po ndodhë për shkak të përfitimeve materiale.

“Operatorët e ndryshëm ekonomik i shfrytëzojnë rrjetet sociale për shkak të audeincës së lartë që ata kanë sot. Përveç reklamimit të produkteve në këtë audiencë përfitohet edhe reagimi i shpejtë, pa kosto financiare i produkteve ndaj konsumatorëve” ka thënë Qerimi.

https://vimeo.com/195987122