Disa të rinj serbë e kanë pastruar muralin e kriminelit të dënuar të luftës, ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiq.
Ky grafit ishte vizatuar verës në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Të rinjtë ishin pajisur mirë me mjete dhe të enjten në Bashkinë Vracar në Beograd e kanë pastruar grafitin e famëkeqit Mlladiq.
Ky mural ishte lyer me gëlqere, pasi ishte i përlyer me vezë nga aktivistët e të drejtave të njeriut.
Dy prej tyre ishin arrestuar nga autoritetet, që pretendonin se po ruanin rendin e qetësinë e jo grafitin.
Murali është kthyer në gjendjen e mëparshme, të nderimit të një krlmlneli të luftës që ka kryer pastrim etnik dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë. /klankosova