Të rejat e fundit për shëndetin e Boves

Lajme pozitive vijnë mëngjesin e sotëm për Edoardo Bove.

Futbollisti i Fiorentinës që humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Interit është ekstubuar pas gati 13 orësh në spital.

“Edoardo është zgjuar, i vetëdijshëm dhe ai u përgjigjet pyetjeve”, ka thnëë një burim i afërt me klubin.

Po ashtu thuhet se futbollisti nuk ka dëmtim të trurit ose zemrës dhe se gjendja e tij po stabilizohet.