Të rejat e fundit nga Shqipëria, 18 raste të reja, dhe një viktimë nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një konference për shtyp ka publikuar edhe të dhënat sa i përket emergjencës së koronavisurit që ka goditur vendin tonë duk shkaktuar deri tani plot 16 viktima.

E fundit një pacient 73 vjeç, që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Sa i përket të infektuarve, numri ka shkuar në total 277 raste, nga të cilët 8 janë fëmijë dhe mesatarja e të prekurve është 50 vjeç.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar në Shqipëri 18 raste të reja. Janë 9 pacientet e shëruar në 24 orët e fundit, gjë që e çon numrin total të të shëruarve nga Covid-19 në 76.