Deklaratat e presidentit amerikan Donald Trumpse SHBA nuk do të mbrojnë domosdoshmërisht një aleat në rast se sulmohet duket se kanë krijuar pasiguri dhe marrëdhënie të trazuara në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO-n.
Kjo ka bërë që Gjermania të mendojë seriozisht për prodhimin e armëve bërthamore, me të cilat do të siguronte mbrojtjen e saj.
Eksperti i mbrojtjes raketore Azriel Bermant, thotë se “gjermanët tani po debatojnë për të marrë armët e tyre bërthamore për shkak të pasigurisë së krijuar pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
Historiani, i cili po boton një libër të ri “Margaret Thatcher dhe Lindja e Mesme” në bashkëpunim me Cambrigde University Press, thekson se “Shtetet e Bashkuara kanë krijuar aleanca anembanë globit bazuar në idenë se Uashingtoni do t’i mbrojë miqtë e tij përballë vështirësive, por sipas tij, deklarimet e çuditshme të Trumpit po i frikësojnë ata”./Mesazhi/