Të premten shorti i gjysmëfinaleve të kupës në futboll

Të premten do të mësohen çiftet e fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti tërhiqet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga ora 13:00.

Në gjysmëfinale janë fituesja në fuqi e Kupës, Prishtina, kampioni i Kosovës, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Vetëm Suhareka është skuadër e Ligës së Parë.

Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje.