Të premten në orën 15 hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK, lidhur me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka thënë se kanë nisur punimet lidhur me zbatimin e saj.

Hoti tha se Trusti ka njoftuar se janë gati për lansimin e faqes online, lidhur me tërheqjen e 10 për qindëshit.

“Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për të tërhequr të hollat nga Trusti”, tha Hoti.