Të prekurit e tërmeteve që muajin e kaluar goditën Turqinë po mirëpriten nëpër të gjitha provincat e vendit, raporton Anadolu.
Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 që prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, shumë njerëz u drejtuan në vende më të sigurta.
Viktimat e tërmetit, përfshirë ata që u larguan nga rajoni me mjetet e tyre, u vendosën në hotele, bujtina, konvikte të lidhura me Ministrinë Turke të Rinisë dhe Sporteve, si dhe tek të afërmit e tyre ose familjet vullnetare në provinca të ndryshme.
Gjithashtu, përkrahja psikosociale po ofrohet për të rriturit dhe fëmijët e prekur.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu, kryeqyteti turk Ankaraja pret më së shumti viktima nga tërmeti, gjithsej 237.215 persona. Më pas vijnë provinca Antalya me rreth 155 mijë; Izmiri me rreth 70 mijë, Mersini me 62.184 persona, Konya me 53.877 persona dhe Elazig me rreth 50 mijë persona.
Më shumë se 45 mijë persona humbën jetën në tërmetet e 6 shkurtit.