Watford ka bërë befasinë më të këndshme në Premierligë.
Liverpool është mposhtur nga Watford me rezultatin 3:0, duke regjistruar kështu humbjen e parë në Premierligë këtë edicion. shkruan lajmi.net.
Watford gjeti golin e parë në këtë ndeshje me anë të Ismaila Sarr, i cili mposhti Alisson Becker në minutën e 54’.
Gjashtë minuta më vonë, Sarr shënoi edhe golin e dytë personal, duke dyfishuar epërsinë e nikoqirëve.
Troy Deeney vulosi fitoren e Watford, duke shënuar për rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.
Me këtë humbje, Liverpool ka mbetur pa thyer rekordin e Arsenal për 49 ndeshje radhazi pa humbje në Premierligë (44 të regjistruara).
Gjithashtu, rekordi i Man City me 18 fitore radhazi, mbetet vetëm i barazuar, por jo i tejkaluar nga ‘Reds’ të Jurgen Klopp.
Rekordi më i rëndësishëm që synonin Liverpool ishte ai i shpalljes kampion pa asnjë humbje, gjë që e bënte Arsenali i Arsene Wenger, në vitin 2003/04.
Liverpool mbetet me 79 pikë në pozitën e parë, kurse Watford mbetet me 27 pikë në pozitën e 17-të.