Të papërgjegjshmit

Sead Ramadani

-Hynë thellë kur flasin.
-Nuk mërziten për pasojat nga ajo që e thonë.
-Djegin gjithçka për një diçka shumë të vogël rreth tyre.
-Kur nuk u pëlqen diçka atyre, mundohen të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar para.
-Jan shumë të përshtatshëm për rrjetet përçarëse dhe duart e huaja.
-Retorikën e kanë ekstreme dhe lënë përshtypje të duken shumë të devotshëm apo shumë patriot.
-Ju shkon përshtati individualizmi (duan të bëhen yje por pa hyrë në sistem!).
-E vlerësojnë sasinë, nuk merren me cilësinë.
-Eksplodojnë shpejt, dalin nga rreshti gjithmonë duke u thirrur në të drejtën e duke mos i përfillur rregullat.
-Kritikat i kanë pa alternativë për zgjidhje.
-Kur të gjejnë ndonjë mangësi të poshtërojnë pafundësisht (nuk kanë masë në qortim).
Nga këta nuk shihet as një e mirë në popull pos ndonjë çoroditje.

Sead Ramadani