Të paktën 95 persona janë vr’arë në Ga’za që nga agimi

Siç raporton Aljazeera, një sulm izraelit goditi dy shtëpi pranë kampit të refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore. Numri i të vdekurve nga ai sulm tani është rritur nga nëntë në 16.

Burime mjekësore i thanë Al Jazeeras se sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 95 njerëz që nga agimi i sotëm, shumica dërrmuese në veri të Rripit.

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 43,204 palestinezë dhe ka plagosur 101,641 që nga 7 tetori 2023 – shumica fëmijë dhe gra. Të paktën 10,000 trupa besohet se janë varrosur nën mbeturinat e mëdha në territorin e goditur.

Sulmet izraelite kanë vrarë 45 persona në Liban në 24 orët e fundit

Sulmet izraelite vranë 45 njerëz në Liban në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2,865 që nga tetori i vitit 2023, thotë Ministria libaneze e Shëndetësisë.