Të paktën 30 të vr’arë dhe 35 të pl’agosur në su’lmet ajrore iz’raelite në Baalbek të Libanit

Të paktën 30 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Baalbek në Libanin lindor sot, transmeton Anadolu.

Bachir Khodr, guvernatori i provincës Baalbek-Hermel, tha në llogarinë e tij në X se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer 20 sulme ajrore në Baalbek sot.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA tha se përpjekjet janë ende duke u zhvilluar për të kërkuar të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet.

Izraeli ka nisur një fushatë masive ajrore në Liban që nga fundi i shtatorit kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut në një përshkallëzim të luftës ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe grupit libanez që nga fillimi i ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës.

Të paktën 3.050 njerëz janë vrarë dhe rreth 13.700 janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.

Izraeli e zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor të këtij viti.