Të paktën 25 persona u vranë pasi persona të armatosur hapën sot zjarr ndaj një grupi turistësh në Kashmirin e administruar nga Indiani, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.
Më herët, burime policore thanë për Anadolu se shumë njerëz mendohet të kenë vdekur dhe të jenë plagosur në sulmin në destinacionin piktoresk Pahalgam në Kashmirin jugor që çdo vit tërheq mijëra vizitorë, përfshirë të huaj.
Policia dhe administrata rajonale e përshkruan atë si një nga sulmet më të rënda në vitet e fundit.
Ministri i Brendshëm indian Amit Shah tha se e ka informuar kryeministrin Narendra Modi për sulmin dhe ka mbajtur një takim me zyrtarët e sigurisë. Ai pritet të vizitojë rajonin.
Shah shtoi se personat e përfshirë në sulm do të sillen para drejtësisë.
Rajoni i Himalajeve, i cili pretendohet plotësisht por administrohet pjesërisht nga India dhe Pakistani, është përfshirë në një rreth vicioz dhune që nga fillimi i një kryengritjeje antiindiane në vitin 1989. Megjithatë, sulmet ndaj turistëve dhe vizitorëve kanë qenë të rralla.
Qershorin e kaluar, një sulm u krye ndaj një autobusi që transportonte pelegrinë hindu, duke e zhytur atë në një grykë të thellë dhe duke vrarë të paktën nëntë persona.
India revokoi statusin special të Kashmirit në vitin 2019, duke e ndarë shtetin në dy territore të administruara federale – Jammu dhe Kashmir dhe Ladakh.




