Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur në një incident të lidhur me fishekzjarrë në Hawaii në ditën e Vitit të Ri, transmeton Anadolu.
Siç raportojnë mediat lokake, reaguesit e urgjencës, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore të urgjencës, aktualisht janë në vendin e aksidentit, i cili ndodhi në zonën Salt Lake-Aliamanu në qytetin Honolulu.
Policia u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës pasi po punojnë për kujdesin dhe ruajtjen e sigurisë në vendngjarje.