Të paktën 18 të vd’ekur si pasojë e sulmit të ush’trisë iz’raelite në veri të Libanit

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit ajror të ushtrisë izraelite në qytezën Aitou në rajonin Zgharta në veri të Libanit, transmeton Anadolu.

Kryqi i Kuq i Libanit bëri të ditur se Izraeli ka kryer sulme ajrore në qytetin Aitou dhe theksoi se 18 persona kanë humbur jetën në sulmin izraelit, ndërsa katër palestinezë janë plagosur.

Izraeli ka kryer sulme masive ajrore në gjithë Libanin që nga 8 tetori i vitit 2023 kundër atyre që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 2.306 njerëz, duke plagosur mbi 10.698 të tjerë dhe duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 1.34 milionë njerëz.

Fushata ajrore është një përshkallëzim i luftës njëvjeçare ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës në Rripin e Gazës tetorin e vitit të kaluar, ku Izraeli ka vrarë 42.289 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale mes sulmeve brutale të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin më 1 tetor duke nisur një inkursion tokësor në Libanin jugor.