Të paktën 14 pa’lestinezë të vr’arë në su’lmet iz’raelite në Rripin e Ga’zës qendrore dhe jugore

Të paktën 14 palestinezë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që dje shënjestruan Rripin e Gazës qendrore dhe jugore, raporton Anadolu.

Burimet mjekësore në Spitalin Al-Awda thanë se nëntë palestinezë u vranë dhe mbi 10 të tjerë u plagosën në një sulm izraelit që shënjestroi një shtëpi në perëndim të kampit Nuseirat në Rripin e Gazës qendrore.

Nga ana tjetër, Mbrojtja Civile Palestineze njoftoi se pesë palestinezë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite bombarduan një shtëpi tjetër në Khan Younis në Rripin e Gazës jugore.

Izraeli vazhdon me ofensivën brutale në Rripin e Gazës pas sulmin nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sulmet izraelite kanë çuar në më shumë se 40.600 vdekje palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 93.800 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke e lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë operacionet ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.