Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 11 palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza...

Të paktën 11 palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Është rritur në 11 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në ditën e tretë të Fitër Bajramit, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, avionët luftarakë të Izraelit shënjestruan një shtëpi në bulevardin Al-Rashid në perëndim të Rripit të Gazës ku si pasojë humbën jetën dy palestinezë.

Gjithashtu dy persona humbën jetën si pasojë e bombardimeve izraelite në një tokë bujqësore dhe ndërtese në jugperëndim të qytetit Deir Al-Balah në qendër të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga burimet ekipet e urgjencës një person ka humbur jetën në sulmet me artileri të kryer në pjesën lindore të kampit të refugjatëve Al-Maghazi në pjesën qendrore të Gazës.

Ndërkohë njoftohet se sot ka humbur jetën një fëmijë palestinez që u plagos dje në sulmin ajror në jug të qytetit të Gazës.

Në sulmin e ushtrisë izraelite sot kundër qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës humbën jetën gazetari palestinez Mohammad Saleh Al-Bardaweel, gruaja dhe 3 fëmijët e tij.

Exit mobile version