Protestat në pjesë të ndryshme të vendit u bënë skena të dhunës vdekjeprurëse, duke njollosur kështu festimet e 50 vjetorit të shtetit të Bangladeshit.
Të paktën 10 vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në protestat kundër vizitës nga Kryeministri i Indisë Narendra Modi në Bangladesh si pjesë e festimeve për 50 vjetorin e vendit.
Përplasjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë filluan të premten pas namazit të xhumasë në tre qytete – kryeqytetin Daka; Brahammanbarian, afër kufirit indian; dhe qytetin bregdetar të Chattogram.
Grup islamik i quajtur Hefazat-e-Islam drejtoi protestat rrugore duke denoncuar y. Modi. Të premten, katër njerëz u vranë në Chattogram dhe një u vra në Brahammanbaria. Në Daka, ku qindra protestues u mblodhën jashtë xhamisë Baitul Mokarram, përplasjet filluan pasi një grup protestues filluan të tundnin këpucët e tyre në shenjë përçmimi për Z. Modi, sipas raporteve të lajmeve të televizionit lokal.
Një kanal raportoi se të paktën 40 njerëz ishin plagosur në përleshje, përfshirë disa gazetarë. /Mesazhi.com