Sa do që dukemi të ndryshëm, po aq jemi të ngjashëm, sidomos kur bëhet fjalë mbi katër nevojat themelore njerëzore, dhe varësisht se si i trajtojmë këto nevoja në kuptim të përmbushjes apo mospërmbushjes së tyre, ashtu kemi komunikimin, marrëdhënien, personalitetin dhe zhvillimin.
Në përgjithësi, sipas Fritz Riemann dhe Christoph Thomann, mund të vërehen katër orientime të ndryshme themelore të njerëzve:
1. Nevoja për afërsi (p.sh. kontakti ndërpersonal, harmonia, siguria etj.)
2. Nevoja për distancë (p.sh. pavarësia, qetësia, individualiteti etj.)
3. Nevoja për kohëzgjatje (p.sh. rendi, rregullsia, kontrolli, mbarvajtja etj.)
4. Nevoja për ndryshim (p.sh. larmia, spontaniteti, kreativiteti etj.)
Gjithsecili i njeh të gjitha këto nevoja të vetvetes, mirëpo ngjarjet dhe rrethanat shpesh aktivizojnë vetëm një ose dy, të cilat më pas janë të dukshme mbi nevojat tjera, dhe mbi të gjitha, ato e bëjnë ndryshime midis njerëzve.
Halil Avdulli