Studime të shumta kanë treguar se uji i ngrohtë me kripë në mëngjes është një mënyrë e mirë për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm. Kjo metodë mund të japë rezultate shumë të mira për detoksifikimin e trupit dhe për mirëqenien e përgjithshme.
Merrni një gotë ujë të vakët dhe tretni në të një majë luge kripë dhe konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll për 7 ditë.
1. Detoksifikon trupin– Kjo pije është antibakteriale dhe nëse e konsumoni rregullisht për një javë, ju do të pastroni trupin nga bakteret dhe toksinat.
2. Përmirëson shëndetin e kockave– Uji me kripë rezulton i suksesshëm në trajtimin e osteoporozës dhe problemeve të tjera që mund të lidhen me shëndetin e kockave.
3. Hidraton- Ky ujë është një alternativë e mirë dhe ndryshe që shërben në hidratimin e trupit.
4. Trajton pagjumësinë– mineralet e gjendura në ujin me kripë mund të shërbejnë për të qetësuar sistemin nervor sepse këto minerale gjenden me shumicë në ujë dhe kripë.
5. Ndihmon në tretje– Uji i kripur është një zgjidhje për traktin tretës sepse enzimat që gjenden në të e përmirësojnë këtë proces./Mesazhi/